Dortmundi mposht PSG-në në Francë dhe kalon në finale të Ligës së Kampionëve
Sport
May 07, 2024 - 22:52
Dortmundi ka arritur të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Paris Saint - Germainin në Francë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Parc des Princes” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e shënoi Hummels në minutën e 50-të.
Dortmundi arrin të kalojë në finalen e Championsit me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Kësisoj, Dortmundi do të përballet me fituesin e ndeshjes Real Madrid - Bayern Munich, që zhvillohet nesër në orën 21:00. /Zëri