Hendboll: Kosova U-18 mposhtet nga Turqia
Sport
May 07, 2024 - 19:37
Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.
Në Ankara të Turqisë, “Dardanët” e rinj u përballen me Kombëtaren U-18 të Turqisë.
Fitore me rezultat 25:12 shënuan turqit.
Kombëtarja jonë kishte telashe për të dalë në lojën e saj, sidomos në periudhën e parë dhe të dytë. Shfaqi pak më shumë në periudhën e tretë, të cilën e fitoi 7:5, por pa rrezikuar fitoren e nikoqirëve.
Të hënën, Kosova U-18 kishte shënuar fitore të madhe ndaj Malit të Zi e më pas edhe ndaj Irakut.
Të mërkurën Kombëtaren U-18 të Kosovës e presin ndeshje tjera të vështira. Fillimisht përballet me Rumaninë e më pas me Kroacinë. /Zëri