Marash Kumbulla, pjesë e formacionit të javës në Serie A

Marash Kumbulla, pjesë e formacionit të javës në Serie A

Sport May 07, 2024 - 16:29

Me dy ndeshjet që u zhvilluan mbrëmë ka përfunduar xhiroja e 35-të në Serie A.

Interi, kampion i Italisë, pësoi humbjen e dytë sezonale, duke dështuar sërish kundër Sassuolos.

Rezultat 3-3 për Milanin në shtëpi kundër Genoa dhe barazim 1-1 në ndeshjen e madhe të “Olimpico” ndërmjet Romës dhe Juventusit.

Bologna nuk shkoi përtej barazimit 0-0 me Torinon, por mbeti e katërta, ndërsa në Champions League pati avancim me forcë të Atalantës, e cila pasi mundi Salernitanën me përmbysje, parakaloi Romën në renditje para përplasjes direkte.

Kështu, me të përfunduar këto takime është përzgjedhur formacioni më i mirë i javës nga “GOAL”.

Mes lojtarëve të përzgjedhur në këtë formacion është edhe mbrojtësi shqiptar i Sassuolos, Marash Kumbulla, i cili luajti ndeshjen e parë si titullar ku është huazuar deri në fund të sezonit, pas dëmtimit të rëndë që ka kaluar dhe e ka mbajtur larg fushave për gati një vit.

Lajm shumë i mirë ky edhe për trajnerin Sylvinho, sepse mund të llogarisë një mbrojtës më shumë në funksion të finaleve të “Euro 2024”.

Ky është formacioni i javës nga “GOAL”.

Image