Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga për një selfie me Granit Xhakën

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga për një selfie me Granit Xhakën

Sport April 30, 2024 - 10:53

Dy mijë e 500 franga ose (2 mijë e 557 euro e 95 centë), kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të një fotografie “selfie” me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes me Kosovën.

Kështu shkruan mediumi Blick.

Më 18 nëntor 2023, në St Jakob Park, loja përfundoi 1:1.

Floriani arriti t’i kalojë rojat e sigurisë për t’u fotografuar me idolin e tij.

Dënimi u bë publik të premten e javës së kaluar.

Babai i 10-vjeçarit, Driton Sedaj, e ka pranuar vendimin nga Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV).

Image