Kloppi reagon pas përplasjes së ashpër me Salahun

Kloppi reagon pas përplasjes së ashpër me Salahun

Sport April 27, 2024 - 16:34

Trajneri i Liverpoolt, Jurgen Klopp refuzoi të zbulonte atë që u tha mes tij dhe Mohamed Salah gjatë përplasjes së tyre të ashpër në fushë në ndeshjen ndaj West Hamit.

Me ndeshjen 2-2, Salahu ishte gati të hynte në lojë në stadiumin e Londrës, por pati një përplasje të ashpër me trajnerin gjerman në minutën e 82-të. 

Reprezentuesi egjiptian dukej se po bëhej gjithnjë e më i frustruar pasi shoku i skuadrës Darwin Nunez ndërhyri në përpjekje për të qetësuar situatën. Pas barazimit, i cili praktikisht i dha fund shpresave të dobëta të Liverpoolit për titull në Premierligë, Kloppi foli për incidentin.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit i tha “TNT Sports”: “Jo [nuk mund të them se çfarë u tha]. Ne folëm tashmë në dhomën e zhveshjes [për incidentin]. Për mua kjo ka përfunduar”. /Zëri