Rohde për Leverkusenin: Xhaka me shokë kalojnë në finale të Ligës së Evropës
Foto: Laura Hasani

Rohde për Leverkusenin: Xhaka me shokë kalojnë në finale të Ligës së Evropës

Sport May 10, 2024 - 11:23
Lajmet e fundit nga sporti

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Johde, ka reaguar pasi Bayer Leverkuseni arriti të kalojë në finalen e Ligës së Evropës, ku klubi gjerman mposhti në gjysmëfinale Romën me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Për këtë arritje, Rohde ka reaguar përmes platformës “X”, ku u shpreh se Xhaka me shokët prej 49 ndeshjve të pamposhtur kalojnë në finale.

“Një tjetër natë mocionuese në Leverkusen.

Granit Xhaka dhe shokët e tij - të pamposhtur që prej 49 ndeshjeve - kalojnë në finalen e Ligës së Evropës në Dublin më 22 maj.

Këtë vit, klubet gjermane ofrojnë një ngrohje vërtet të mirë përpara Kampionatit Evropian që fillon për rreth një muaj”, shkroi Rohde. /Zëri