Ancelotti flet për të ardhmen e Gulerit

Ancelotti flet për të ardhmen e Gulerit

Sport April 27, 2024 - 14:45

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se ylli në rritje Arda Guler do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm pavarësisht lidhjeve të transferimit me Milanin.

Los Blancos nënshkruan me talentin turk nga Fenerbahçe verën e kaluar për një shumë prej 25.4 milionë euro, por 19-vjeçari e ka pasur të vështirë kohën e lojës. Megjithatë, pasi shënoi në fillimin e tij të parë në La Liga në një fitore 1-0 ndaj Real Sociedadit të premten, trajneri Ancelotti thotë se mesfushori sulmues nuk po shkon askund.

Ai u tha gazetarëve të premten: “Nuk ka dyshim se [Guler] do të qëndrojë këtu vitin e ardhshëm. Unë mendoj se ai bënë shumë mirë. Ai ka performuar mirë në fushë. Ai ka luftuar, ka luftuar. Ai do të qëndrojë vitin e ardhshëm, ai është shumë i ri, pak nga pak, është e qartë se ai ka shënuar më shumë gola”. /Zëri