Kasapolli për situatën e Kombëtares: Kuvendi zgjedhor i bodrumeve na solli këtu

Kasapolli për situatën e Kombëtares: Kuvendi zgjedhor i bodrumeve na solli këtu

Sport November 22, 2023 - 12:57

Gazetari dhe njohësi i mirë i sportit, Agim Kasapolli, ka folur për situatën e Kombëtares së Kosovës, ku “Dardanët” mbetën jashtë kualifikimit të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Kasapolli i mban përgjegjës Ademin dhe zyrtarët e tjerë të Federatës për situatën aktuale të Kombëtares në kampionatin evropian “Euro 2024”, pasi “Dardanët” mbetën jashtë kampionatit dhe si të mos mjaftonte kjo, djemtë tanë u mposhtën të martën mbrëma në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri” nga Bjellorusia me rezultat 1-0, duke mbetur në vendin e pestë me 11 pikë në Grupin I.

Sipas Kasapollit e gjitha kjo që po ndodh në Kombëtare është për shkak të kuvendit të fundit zgjedhor të FFK-së, i cili u mbajt në bodrumin e Federatës pa prezencën e mediave, ku Agim Ademi me vota të kurdisura u emërua përsëri për katër vjet të ardhshëm kryetar i Federatës.

Postimi i plotë nga Kasapolli (pa ndërhyrje):

KUVENDI ZGJEDHOR I PODRUMEVE NA SJELLI KËTU

A ju kujtohet kuvedi i fundit zgjedhor i FFK-së i cili u mbajtë në podrumin e federatës pa prezencen e medijave, ku Agim Ademi me vota të kurdisura u emërua përsëri për katër vite të ardhëshme Kryetar i FFK-së!??

Asjëherë nuk e kam pranuar këtë rezultat, dhe emisionet dhe shkrimet e mia deri ne fund i kan pasqyruar pisllëqet që kan ndodh në këtë federatë. Vetem katër gazetar ishin përkrahës të emisioneve dhe shkrimeve të mia, ndërsa të gjithë të tjerë ishin në anën e Agim Ademit, të cilët edhe sot jan telall të federatës me pages duke lehur neper studiot televizive. Pati edhe të tillë që heshtën.

T'ju rikujtoj, në fjalën falemderuese para "kuvendarëve", Ademi mes tjerash premtoj kualifikim të sigurt në KE-2024.

Sonte u mposhtem prej Bjellorusisë me rezultat 1:0, dhe Kosova përfundoj e parafundit në grup. Ky rezultat i pritur për ata që sportin e kan profesion, është pikërisht reflektim i atij "kuvedi zgjedhor" të zhvilluar në podrumin e Federatës. Të gjitha pisllëqet që ndodhen në vlugun e garave kualifikuese duke filluar prej selektorit i cili me deklarata jo serioze dëshmoi se është diletant . Ndërsa lojtarët e Kosoves, shumica nga superliga e vendit, në dy ndeshjet e fundit përkunder eksperiences fare të vogel në ballafaqimet nderkombëtare ishin në nivelin e detyrës, luajten pa kursyer forcë. Kaq momentalisht ishin mundsit e tyre.

Një falëmnderim i sinqert u takon përkunder disfatës së psuar kunder Bjellorusisë dhe fitores kundër Izraelit.

Një atmosferë e pa tolerushme e krijuar nga Agim Ademi, së pari me Zhegroven e pastaj me deklarata qesharake të selektorit Gliha, i cili tani u deshmua edhe një herë se eshte kukulla që punon me direktiva të zaptuesit të federates, ku edhe doli në pah se kush çfarë është:

priret nga virtytet e kush nga veset, kush është i dishëm e i pa dishëm, është hajn e kush i ndershëm. Të gjitha keto i ujdis dhe i kontrollon manipulatori që sundon me federatë.

Por ja që aktakuzat, ky supermen me lehtësi i përballon. Dy selektorët e fundit vet i angazhoi, këtë të fundit me sygjerimin e Vëllaut të madh Armando Duka, i cili "mjeshtron" me FFK-në! A ka Kosova ekspert për ta udhëhequr kombëtaren, ka. Bile ma të suksesshmin në regjion me të arritura fantastike, një herë tjeter do të ju prezentoj, mirëpo emri i tij është mollë e ndaluar në këtë federatë cirku!

Edhe diçka për fund. Propozoj përdorimin e një mënyre të re të të folurit të në të folmen tonë. Të folurit "ADEMQE", sepse të gjithë pinjollët e tij, sahanlëpirësat, mizevirat dhe kodoshat, si në bord ashtu edhe në organet e federatës, ku disa ma nuk jan aty, si dhe shumica e gazetarucëve, e dinë se në FFK-në e Agim Ademit (Analfabetit funkcional), ai vet është Zot, vet shkop, vet derë, vet dritare ,vet oxhak, vet saxhak, vet gur, vet tull. Kjo për të shpjegu dukuri që kan të bëjnë me shpërdorimin e detyrës, makiavelizmin në ruajtjen e pushtetit, implikimin e të tretëve kur vjen puna të ndarja e fajit, të cilët të tretë i sakrifikon në fund të ditës si koka turku, delirin e madhështisë.