Kosova mposhtet në Irlandë, mbetet sërish në Ligën B

Kosova mposhtet në Irlandë, mbetet sërish në Ligën B

Sport November 17, 2026 - 22:52

Kosova ka pësuar një humbje të thellë ndaj Irlandës në Dublin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me të kuq pas prekjes së topit me dorë brenda 16-shit.

Për Irlandën u akordua penalti, të cilën në minutën e 28-të e konkretizoi në gol Parrott.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkaq 5 minuta pasi nisi pjesa e dytë, portieri Aro Muriq bëri një ndërhyrje duke shkaktuar penaltinë e dytë për irlandezët.

Sërish Troy Parrott ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në minutën e 75-të, Jack Moylan shënoi me kokë për rezultatin 3-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Kosova, edhe përkundër humbjes, ka arritur të mbetet në Ligën B pasi ndeshja Izrael – Austri u mbyll baras 1-1.

Kështu, Dardanët mbyllin këtë cikël të garave me 1 fitore, 2 humbje, 3 barazime.