Man Utd praktikisht pajtohet për kontratën e re me Garnachon

Man Utd praktikisht pajtohet për kontratën e re me Garnachon

Sport February 03, 2023 - 23:30
Lajmet e Fundit nga Sporti

Alejandro Garnacho do të nënshkruajë një kontratë të re që do ta mbajë atë në Manchester United deri në vitin 2028.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë në negociata me 18-vjeçarin për një kontratë të re dhe “AS” ka raportuar se marrëveshja është pothuajse e përfunduar.

Të dyja palët janë të kënaqura me aspektet financiare, duke lënë vetëm shpërndarjen e të drejtave të imazhit për t’u zgjidhur përpara se marrëveshja të mund të konfirmohet.

Raportet në Angli muajin e kaluar thanë se Unitedi dëshironte të lidhte Garnacho me një kontratë tetë-vjeçare, më e gjata në historinë e klubit por që anësori po kërkonte një marrëveshje më të shkurtër.

Megjithatë, Unitedi duket se ka arritur një kompromis për të siguruar që ata të lidhin të riun shumë të vlerësuar.

Garnacho, i cili iu bashkua Unitedit nga akademia e të rinjve të Atletico Madrid në vitin 2020, ka bërë 20 paraqitje për skuadrën e Erik ten Hagut këtë sezon, duke shënuar në një ndeshje në Premierligë kundër Fulhamit dhe në një fitore 1-0 në Evropa Ligë ndaj Real Sociedadit. /Zeri.info