Bayern Munichu shënon fitore të thellë ndaj Plzenit

Bayern Munichu shënon fitore të thellë ndaj Plzenit

Sport October 04, 2022 - 20:39
Lajmet e Fundit nga Sporti

Bayern Munich ka shënuar fitore të re në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke mundur kësaj radhe ekipin e Viktoria Plzen në kuadër të Grupit C.

“Bavarezët” triumfuan lehtësisht 5:0 ndaj ekipit çek në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih.

Sane me dy gola (7’ 51’), Gnabry (13’), Mane (21’) e Choupo-Moting (59’) me nga një gol ishin realizatorët e gjermanëve në këtë përballje.

Bayern Munich ka nëntë pikë në krye të grupit, Plzen mbetet i fundit me zero pikë.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Interi e Barcelona që sonte takohen në “Giuessepe Meazza”.