Zyrtare: Dardan Jashari largohet nga Llapi

Zyrtare: Dardan Jashari largohet nga Llapi

Sport June 24, 2022 - 16:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Llapi ka njoftuar se futbollisti, Dardan Jashari është larguar nga klubi, shkruan Zeri.info.

Lajmi u konfirmua nga vet klubi nga Podujeva përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Postimi i plotë nga klubi:

Faleminderit Dardan Jashari!

Klubi jonë, KF Llapi dhe futbollisti Dardan Jashari i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit.

Dardi ishte pjesë e ekipit tonë në edicionin e fundit ku arriti të paraqitej në 19 ndeshje, shënoj 2 gola dhe fitoi dy trofe: Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

Klubi e falenderon për kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.