Liverpooli rivalizon Man Unitedin për transferimin e Antonyt

Liverpooli rivalizon Man Unitedin për transferimin e Antonyt

Sport May 19, 2022 - 12:40
Lajmet e Fundit nga Sporti

Liverpooli i është bashkuar Manchester Unitedit në garën për anësorin e Ajaxit, Antony, shkruan Zeri.info.

Trajneri, Jurgen Klopp thuhet se dëshiron ta shtojë 22-vjeçarin në listën e tij tashmë mbresëlënëse të anësorëve, por do të përballet me konkurrencën për brazilianin shumë të kërkuar.

Përveç Manchester Unitedit edhe Newcastle është gjithashtu shumë i prirur për të shtuar sulmuesin në radhët e tyre përpara sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimeve në Spanjë, përmes “Liverpool Echo”, “Reds” kanë bërë një 'qasje konkrete' për brazilianin shumë të vlerësuar, pavarësisht se kanë në radhët e tyre lojtarë si Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Luis Diaz, megjithëse i pari ka qenë i lidhur me një kalim te Bayern Munichu.

Por skuadra e Jurgen Klopp supozohet se 'dëshron të nënshkruajë' me sulmuesin brazilian dhe besohet se destinacioni i preferuar i Antonyt është Liverpooli ose Manchester Unitedi.

22-vjeçari, ka kontratë të vlefshme me klubin holandez deri më 30 qershor 2025.

Në këtë sezon, Antony në 33 paraqitje me fanellën e Ajaxit ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime në të gjitha garat. /Zeri.info