Edicioni i parë pret kampionin e parë të JR NBA Kosovës

Edicioni i parë pret kampionin e parë të JR NBA Kosovës

Sport May 18, 2022 - 15:32
Lajmet e Fundit nga Sporti

Të shtunën zhvillohet Final 4 i JR NBA Kosovës, ku do të përcaktohet se kush do të jetë kampion i kësaj lige.

Ky është edicioni i parë dhe historik i kësaj lige.

Fillimisht ishte Dita e Draftit, ku 30 shkolla fillore janë ndarë në gjashtë divizione, përkatësisht dy konferenca, Lindore dhe Perëndimore. Hedhja e shortit u bë me ceremoni zyrtare, ku hapjen e bëri kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy përfaqësuesit e NBA Junior, Jiri Welsch, ambasador i JR NBA dhe Adrian Carrion, përgjegjës i JR NBA Kosovës.

Welschi dhe Carrioni gjithashtu kishin mbajtur një stërvitje me fëmijët e Kosovës, pasi më herët kishin vizituar FBK-në.

Pas hedhjes së shortit, filloi Liga JR NBA Kosovës, me xhiron e parë. Në këtë ligë garojnë fëmijët e moshës 11-13 vjeç, djem dhe vajza së bashku me një ekip, ndërsa shkollat fillore janë nga e gjithë Kosova.

Xhiro pas xhiroje u përcaktuan edhe tetë skuadrat më të mira të Konferencës Lindore dhe Perëndimore, që i zhvilluan ndeshjet çerekfinale, e më pas gjysmëfinale, në Vushtrri dhe Istog.

Tashmë janë përcaktuar katër skuadrat më të mira të kësaj lige, që do të garojnë për titullin e kampionit.

Final 4 zhvillohet në palestrën “Don Bosko”. /Zeri.info