Dele Alli mund të largohet nga Evertoni

Dele Alli mund të largohet nga Evertoni

Sport May 18, 2022 - 12:19
Lajmet e Fundit nga Sporti

Mesfushori anglez, Dele Alli, mund të largohet nga Evertoni gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Zeri.info.

Alli edhe pse sapo nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Evertonin në janar, ai përsëri mund të largohet në verë, bën të ditur “The Sun”.

26-vjeçari ka bërë vetëm 19 paraqitje për “The Toffees”, të gjitha këto kanë ardhur nga banka rezervë dhe ka shënuar vetëm një gol teksa ende nuk ka asistuar.

Nëse Evertoni shet reprezentuesin anglez, Tottenhami do të marrë 25% të tarifës së transferimit të tij sipas marrëveshjes mes palëve. /Zeri.info