NLB Banka së bashku me FC Prishtina u dhurojnë fanella sportive fëmijëve

NLB Banka së bashku me FC Prishtina u dhurojnë fanella sportive fëmijëve

Sport May 17, 2022 - 16:51

Sot, NLB Banka së bashku me lojtarët e FC Prishtina dhuruan fanella sportive fëmijëve të klasës së VI-të në SHFMU “Dardania”.

Përgjegjësia sociale është në qendër të strategjisë së NLB Bankës dhe ne i kushtojmë rëndësi të veçantë mbështetjes së aktiviteteve sportive profesionale dhe për të rinjë. Ne mbështesim në mënyrë tradicionale klubin e futbollit më të vjetër në Kosovë, FC Prishtina, prandaj me lojtarët e këtij ekipi sot organizuam vizitën në SHFMU “Dardania” për t’i gëzuar fëmijët.

Takimi i fëmijëve me idolët e tyre sportiv ishte shumë emocionues.

“Sporti na bashkon të gjithëve dhe është i rëndësishëm për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Ai ka fuqi të bashkojë dhe të ndryshojë botën. Fëmijë, ju jeni e ardhmja jonë. Luani, ëndërroni, triumfoni!”, thuhet në komunikatën e NLB-së. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image