Klopp: Futbolli do të mbështetë Jack Danielsin

Klopp: Futbolli do të mbështetë Jack Danielsin

Sport May 18, 2022 - 09:41
Lajmet e Fundit nga Sporti

Futbollisti i Blackpoolit, Jake Daniels, ka bërë bujë të madhe ditë më parë nëpër mediat botërore.

Kjo, për shkak se ai u deklarua publikisht homoseksual, duke u bërë lojtari i parë profesionist homoseksual në Angli në 32 vjetët e fundit.

Pas rrëfimit të 17-vjeçarit, reagimet kanë qenë të shumta nga ato negative e pozitive nga klube dhe lojtarë të ndryshëm.

Së fundmi për të foli edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili i premtoi mbështetje.

Kloppi përgëzoi sulmuesin e Blackpoolit, Jake Daniels, pasi 17-vjeçari zbuloi publikisht se ishte homoseksual në fillim të kësaj jave.

Duke folur pasi “Reds” mposhtën Southampton 2-1 të marten (dje), Kloppi komentoi njoftimin "guximtar" që bëri Daniels, i cili tani është një nga pak lojtarët profesionistë të futbollit homoseksual.

Kloppi tha se komuniteti i futbollit do ta mbështetë Danielsin ndërsa ai vazhdon karrierën e tij.

Fantastike që ai ndihet mjaft i guximshëm për ta bërë këtë”, u tha Kloppi gazetarëve.

“Kur e pashë duke folur, nuk mund ta besoja se ishte 17 vjeç. Ai është pa dyshim shumë i pjekur. I gjithë komuniteti i futbollit do ta mbështetë atë me gjithçka që mund të bëjmë, jam 100 për qind i sigurt.

Më pëlqeu mënyra se si ai me të vërtetë dha mesazhin e tij. Ai ka të drejtë në atë që tha. Ai nuk donte të fshihej më. Mirë. Kjo është pikërisht mënyra e duhur për ta bërë këtë.

"Unë nuk e njoh atë, por jam vërtet krenar për të. Është një hap i rëndësishëm. Ne jetojmë në vitin 2022. Është çmenduri që duhet të bëjmë një gjë kaq të madhe, por ne po arrijmë atje.

“Është një fillim i mirë dhe tani shpresoj se të tjerët do ta ndjekin dhe mund ta bëjnë këtë gjithashtu. Do të ishte absolutisht e jashtëzakonshme.

"Jam vërtet i lumtur për të. Ai është pikërisht aty ku dëshiron të jetë. Klas i lartë", përfundoi Kloppi. /Zeri.info