Hapet procedurë disiplinore ndaj Dritës, shkaku i deklaratave të drejtorit sportiv, Valon Zymberit

Hapet procedurë disiplinore ndaj Dritës, shkaku i deklaratave të drejtorit sportiv, Valon Zymberit

Sport May 17, 2022 - 16:42
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ndaj klubit të Dritës është hapur procedurë disiplinore nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas KD-së, klubi gjilanas ka lejuar prononcimin për media të drejtorit sportiv, Valon Zymberit, nën masën e suspendimit, shkruan Gazeta Express.

Komisioni Disiplinor ka kërkuara deklarata shtesë nga klubi i Dritës, si dhe Zymberi.

Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e FFK-së thuhet:

“FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina  – Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga FC “Drita“. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv të FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit  si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina –  Drita . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga Valon Zymberi. Afati 20.05.2022 ora 13:00”.

Kujtojmë se Komisioni Disiplinor më 28 prill kishte marrë vendim për të dënuar drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin, me 200 euro gjobë dhe me 6 muaj ndalim i kryerjes së detyrës.