FFK-ja refuzon ankesat e Ulpianës dhe Vllaznisë

FFK-ja refuzon ankesat e Ulpianës dhe Vllaznisë

Sport May 07, 2024 - 18:58

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar vendimet e fundit që mori shkalla e dytë e Komisionit për Ankesa.

Vllaznia e Pozheranit dhe Ulpiana ushtruan ankesë lidhur me vendimin për përjashtimin e tyre nga Liga e Parë, shkaku se nga FFK-ja u vërtetua se ndeshja mes tyre kishte qenë e kurdisur.

Ky vendim i Komisionit Disiplinor dhe Etikës mbetet në fuqi, pasi ankesat e të dy klubeve u refuzuan si të pabazuara.

Kësisoj, Vllaznia dhe Ulpiana sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Dytë, që është kategoria e tretë e futbollit kosovar.

Image
Image
Image