Xavi: Messi e meriton Topin e Artë të shtatë, ai është lojtari më i mirë në histori

Xavi: Messi e meriton Topin e Artë të shtatë, ai është lojtari më i mirë në histori

Sport December 03, 2021 - 15:38
Lajmet e fundit nga sporti

Ditë më parë, Lionel Messi fitoi çmimin Topin e Artë për herë të shtatë, shkruan Zeri.info.

Ai ishte në garë të ngushtë me sulmuesin e Bayern Munichit, Robert Lewandovski.

Për këtë, trajneri i Barcelonës, Xavi, në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Real Betisin, shprehu besimin se sulmuesi i PSG-së, Messi me meritë e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë.

Kjo është drejtësia e futbollit, ai është lojtari më i mirë në histori, e meritoi Topin e 7-të të Artë”.

“Sigurisht, mund të flasim nëse Lewandowski e meritonte Topin e Artë, por mosmarrëveshje të tilla lindin çdo vit. Por Messi u zgjodh dhe ky është një manifestim i drejtësisë futbollistike”, tha Xavi.

Argjentinasi është futbollisti me më së shumti Topa të Artë të fituar, gjithsej shtatë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo që ka pesë. /Zeri.info