FC Istogu konfirmon largimet e Kurteshit dhe Stephanes

FC Istogu konfirmon largimet e Kurteshit dhe Stephanes

Sport December 02, 2021 - 18:57
Lajmet e fundit nga sporti

FC Istogu ka konfirmuar largimet e dy futbollistëve, Egzon Kurteshi dhe Marius Stephane, shkruan Zeri.info.

Të dy futbollistët kanë ndërprerë bashkëpunimin me ''Troftat'', me marrëveshje të dyanshme.

Kështu ka bërë të ditur klubi i Istogut, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

FC Istogu ka falënderuar Kurteshin dhe Stephanen për kontributin, teksa u ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Njoftimi i plotë nga FC Istogu (pa ndërhyrje):

''Faleminderit Egzon dhe Marius! 

Football Club ''Istogu'' i falënderon dy futbollistët Egzon Kurteshi dhe Marius Stephane, për kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite!

Me marrëveshje të dy-anshme (klub-futbollistë), Istogu i ka ndarë rrugët me Egzon Kurteshin dhe Marius Stephane.

Egzon Kurteshi ishte transferuar në Istog, në korrik të vitit 2019, dhe gjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka dhënë kontribut mjaft të madh në fanelën e Istogut.

Faleminderit Egzon, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri!

Ndërsa Marius Stephane ishte transferuar në Istog, në janar të vitit 2020, gjatë dy viteve sa qëndroi në Istog, kontributi dhe angazhimi i tij ishte mjaft i madh për klubin tonë. 

Faleminderit Marius, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri!''. /Zeri.info