Kosova fiton edhe katër medalje në Kampionatin Ballkanik të karatesë

Sport November 26, 2021 - 23:48
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova ka fituar edhe katër medalje në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik për kadet, junior dhe U21,  që po mbahet në Rijekë të Kroacisë, përcjell Zeri.info.

Tri vendet e para nga konkurrenca U21, kategoria deri në 67 kg, u fituan nga garuesit e Përfaqësueses se Kosovës.

Endrit Beka i artë, Albin Merovci i argjendtë dhe Arlinda Selmanaj, po ashtu i bronztë doli Betim Maliqi në konkurrencën U21 kategoria deri në 75 kg. 

LEXO EDHE: Vlera Qerimi fiton medaljen e bronztë në Kampionat Ballkanik

Kosova gjithsejt ka fituar pesë medalje; një të artë, një të argjendtë dhe tri të bronzta. /Zeri.info