Vlera Qerimi fiton medaljen e bronztë në Kampionat Ballkanik

Vlera Qerimi fiton medaljen e bronztë në Kampionat Ballkanik

Sport November 26, 2021 - 19:45
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar rreth ditës së parë të Kampionatit Ballkanik për Kadet, junior dhe U21,  që po mbahet nga në Rijekë të Kroacisë, përcjell Zeri.info.

Vlera Qerimi ka fituar medalje të bronztë. Këtë ajo e arriti në kategorinë U21, deri në 68 kg.

Një paraqitje shumë te mirë kishte edhe Anila Foniqi, e cila u rendit e pesta e ballkanit. Ajo u paraqit në konkurrencën e junioreve në kategorinë deri në 53 kg.

Alma Loku u rendit e nënta, në konkurrencën e junioreve në kategorinë deri në 53 kg.

Dea Hasaj u paraqit në konkurrencën e kadeteve në kategorinë deri në 47 kg.

Qëndresa Ibrahimi u paraqit në konkurrencën e kadeteve në kategorinë deri në 54 kg.  /Zeri.info