Reagon Daku pasi ndihmoi Osijekun me dy gola në fitore: Natë e pabesueshme
Sport
September 20, 2021 - 13:33
Mirlind Daku ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Osijekut në kuadër të xhiros së nëntë në futbollin kroat, shkruan Zeri.info.
Daku u inkuadrua nga stoli për të realizuar dy herë në fitoren 3-2 kundër Goricas.
Sulmuesi nga Gjilani ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” duke u shprehur i lumtur.
“Natë e pabesueshme, ndjenja të pabesueshme. I lumtur me golat e parë për Osijek në Superligë. Zoti është i madh”, ka shkruar Daku. /Zeri.info