Dibu Martinez e zbulon arsyen e largimit nga Aston Villa
Emiliano “Dibu” Martinez ka treguar arsyen që e shtyu të largohej nga Aston Villa dhe të transferohej te Chelsea.
Portieri argjentinas pranoi se humbja e finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës, në korrik, ndikoi shumë tek ai.
“Humbja e finales së Kupës së Botës më shteroi energjitë. Dhimbja më qëndroi brenda për një kohë të gjatë”, deklaroi Martinez për ESPN Argentina.
Pikërisht për këtë arsye, 34-vjeçari ndjeu nevojën për një ndryshim edhe në nivel klubesh.
“Kisha nevojë për një fillim të ri në klubin tim, për të kapërcyer dhimbjen që përjetova pas asaj finaleje”, shtoi portieri.
Martinez u largua nga Aston Villa gjatë verës dhe iu bashkua Chelseat për rreth 7.5 milionë funte, ndërsa në një moment ishte lidhur edhe me Juventusin.
Megjithatë, ai zgjodhi të vazhdonte karrierën në Premier League.
Portieri argjentinas tha se transferimi te Chelsea e ka ndihmuar të rikthejë energjinë dhe motivimin.
“Erdha këtu dhe, sinqerisht, ndihem shumë mirë, i lumtur dhe plot energji. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, përfundoi Martinez. /Zëri