Kanadaja fiton me penallti në finale, Kosovare Asllani merr sërish medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike

Kanadaja fiton me penallti në finale, Kosovare Asllani merr sërish medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike

Sport August 06, 2021 - 17:02
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Kanadasë (femrat) në futboll e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Zeri.info.

Kanadaja mposhti sot në finale Suedinë, me suedezët që u stolisen me medaljet e argjendta.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin internacional “Yokohama” përfundoi me rezultatin 1-1, me fituesin që u përcaktua pas penalltive.

Stina Blackstenius shënoi për Suedinë në minutën e 34-të, teksa asistuese ishte Kosovare Asllani.

Shifrat për kanadezet i barazoi Jessi Fleming, me golin e shënuar nga pika e bardhë në minutën e 67-të.

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, luajti për 120 minuta edhe sot, por fatkeqësisht dështoi të realizonte në ekzekutimin e penalltive.

Përveç saj, nga penalltia dështuan edhe tri futbolliste tjera, teksa Kanadaja fitoi në fund me rezultatin 2-3. /Zeri.info