Interi gjen zëvendësuesin e Lukakut

Interi gjen zëvendësuesin e Lukakut

Sport August 06, 2021 - 15:08
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi italian, Interi duket se ka gjetur zëvendësuesin e Romelu Lukakut, i cili ky i fundit po lidhet me një kalim tek klubi anglez, Chelsea, shkruan Zëri.info.

Sipas “Corriere dello Sport”, Interi tashmë e ka caktuar objektivin e tij për zëvendësimin e sulmuesit bleg.

Bëhet fjalë për lojtarin kolumbian, Duvan Zapata.

Zapata është lojtar i Atalantës, i cili i’u bashkua më 12 korrik 2018 në formë huazimi.

Opsionet e tjera të cilët ishin më të mira për “Nerazzurët” ishin, Vlahovici dhe Dzeko.

Mirëpo siç raportohet, Dzeko dhe Vlahovic janë prapa Zapatës, pasi kolumbiani pëlqehet më shumë për cilësitë e tij të ngjashme me Lukakun. /Zëri.info