Arrihet marrëveshja: FC Prishtina siguron shërbimet e reprezentuesit të Kosovës Betim Halimit

Arrihet marrëveshja: FC Prishtina siguron shërbimet e reprezentuesit të Kosovës Betim Halimit

Sport August 06, 2021 - 14:36
Lajmet e fundit nga sporti

FC Prishtina ka kompletuar transferimin e reprezentuesit të Kosovës, Betim Halimit, shkruan Zeri.info.

Ish-portieri i Vllaznisë së Pozheranit, Dritës e Hajvalisë, ka vendosur të rikthehet sërish në futbollin e Kosovës.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi kryeqytetas, mëson “Zeri.info” nga burime mirë të informuara pranë klubit.

25-vjeçari është lojtar i lirë që nga korriku i këtij viti, teksa së fundmi u aktivizua te skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk.

Betim Halimi gjithashtu ka luajtur edhe në Estoni, te JK Trans Narva. /Zeri.info