Chelsea dëshiron mbrojtësin e Juventusit, gati të ofrojë para dhe një lojtar tjetër për të

Chelsea dëshiron mbrojtësin e Juventusit, gati të ofrojë para dhe një lojtar tjetër për të

Sport August 06, 2021 - 14:34
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi anglez, Chelsea po mendon për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, shkruan Zëri.info.

Bëhet fjalë për lojtarin holandez, Matthijs de Ligt, i cili ky i fundit është duke e menduar largimin nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Sipas medies italiane, “Calcio Mercato”, “Blutë”, janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të Juventusit.

Chelsea është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro, dhe shërbimet e sulmuesit gjerman, Timo Werner për të arritur te Juventusi.

De Ligt nënshkroi me “Zonjën e Vjetër” më 18 korrik 2019 me një kontratë pesëvjeçare për një tarifë prej 75 milionë euro. /Zëri.info