Zyrtare: Edhe KB Peja rikthehet në Ligën Ballkanike

Zyrtare: Edhe KB Peja rikthehet në Ligën Ballkanike

Sport August 06, 2021 - 14:28
Lajmet e fundit nga sporti

KB Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike për sezonin 2021/22, shkruan Zeri.info.

Peja ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe i kthehet kësaj gare pas vetëm një viti mungesë.

Lajmi për rikthimin e KB Pejës është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

“Mirë se u ktheve, KB Peja” – thuhet në postim.

Kujtojmë se përveç Pejës, edhe Sigal Prishtina do të marrë pjesë në këtë garë. /Zeri.info