Zyrtare: Fatlum Gashi largohet nga KF Dukagjini

Zyrtare: Fatlum Gashi largohet nga KF Dukagjini

Sport August 06, 2021 - 14:18
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i mirënjohur, Fatlum Gashi, ka njoftuar për largimin e tij nga KF Dukagjini, shkruan Zeri.info.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Gashi bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e “Hithave”.

Mesfushori pejan ka falënderuar klubin, stafin dhe bashkëlojtarët, teksa u ka uruar suksese në vazhdim.

Njoftimi i plotë nga Gashi (pa ndërhyrje):

“Pershendetje Dua te ju njoftoj qe nga sod nuk do jem me pjes e klubit kf Dugagjini falenderoj klubin ne krye me presidentin Fabian veseli bashklojtart stafin me te cilt kam punuar klubit i deshiroj shum suksese ne vazhdim”.

Image

25-vjeçari ndihmoi skuadrën nga Klina në sezonin e fundit të rikthehet në Superligë, duke qenë një nga futbollistët më të dalluar.

Përveç te Dukagjini, Fatlum Gashi në të kaluarën ka luajtur edhe te Besa e Istogu. /Zeri.info