Ballkani e përfundon fazën përgatitore në Turqi

Ballkani e përfundon fazën përgatitore në Turqi

Sport August 06, 2021 - 12:52
DETAJET

Skuadra e Ballkanit e ka përfunduar fazën përgatitore në Turqi dhe është rikthyer në Suharekë.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në facebook, Ballkani ka bërë të ditur se do të rinisin përgatitjet e tyre gjatë ditës së sotme.

“Pas një faze shumë të mirë dhe të suksesshme në Kayseri, ekipi do të vazhdojë me të njëjtin përqendrim dhe ritëm maksimal për të bërë një sezon sa më të mirë”, shkroi në njoftim skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi.

Sfidën e parë e Ballkanit në Superligë do të jetë ndaj Dukagjini më 21 gusht. /Zeri.info