Coutinho mund të rikthehet në Angli, ka interesim nga Liverpooli dhe Tottenhami

Coutinho mund të rikthehet në Angli, ka interesim nga Liverpooli dhe Tottenhami

Sport August 06, 2021 - 12:45
Lajmet e fundit nga sporti

E ardhmja e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho, mbetet në dyshim dhe kështu lojtari mund të largohet nga “Camp Nou”, gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Zëri.info.

Sipas “Mundo Deportivos”, agjenti i futbollistit, Kia Joorabchian është në bisedime me dy klubet angleze, Liverpoolin dhe Tottenhamin për të gjetur një marrëveshje.

Që nga ardhja e tij në Barcelonë, lojtari brazilian nuk ka kaluar periudhë të mirë, ku kishte shumë probleme me lëndime.

Sipas raportimeve nga media në fjalë, “ Blaugranët” janë të hapur për të dëgjuar ofertat për 29-vjeçarin.

Nga ana tjetër, trajneri Ronald Koeman i’a ka konfirmuar lojtarit se do të llogarisë në të për sezonin e ri.

Coutinho i’u bashkua Barcelonës më 6 janar 2018 për një shumë prej 150 milionë euro. /Zëri.info