Zyrtare: Malisheva vazhdon me Thaçin dhe prezanton tre futbollistë

Zyrtare: Malisheva vazhdon me Thaçin dhe prezanton tre futbollistë

Sport June 19, 2021 - 14:31
Zbuloni detajet

Trajneri Arsim Thaçi, e ka vazhduar bashkëpunimin me Malishevën, përveç trajnerit kjo skuadër ka arritur të firmos edhe me tre lojtarë.

Fjala është për futbollistët janë Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina.

Kjo është bërë e ditur nga vetë skuadra, duke theksuar se Thaçi ishte njëri nga meritorët që ka arritur të sjellë rezultate të jashtëzakonshme dhe inkuadrimin në Superligë. Ndërsa për tre lojtarët kanë përshkruar se sjellin efikastet të madh në skuadër.

Postimi i plotë:

FC Malisheva është e lumtur të prononcoj se ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin Arsim Thaçi për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Arsim Thaçi është njeriu që krijoi legasinë e tij me FC Malishevën, me ardhjen e tij sezonin e kaluar, ai solli një përvojë të nivelit elitar në menaxhimin e klubit duke e promovuar klubin në Superligë. Solli një shpirt ekipor dhe tregoi se si lojtarët e zakonshëm, në përpjekje të përbashkëta arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.

Përpos me trajnerin, klubi sot nënshkroi kontratë edhe me lojtarët Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina. Janë këta lojtarë që i sjellin lojës emocion, shpejtësi dhe fuqi, duke e ngritur çdo lojë deri në limite. /Zeri.info