Kroatët në kërkim të pikëve të para, formacionet e mundshme për ndeshjen Kroaci - Çeki

Kroatët në kërkim të pikëve të para, formacionet e mundshme për ndeshjen Kroaci - Çeki

Sport June 18, 2021 - 10:06
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Çekisë takohen sonte (e premte) në raundin e dytë të Grupit D, shkruan Zeri.info.

Çekët do të hyn në këtë ndeshje pas fitores ndaj Skocisë, kurse kroatës pas humbjes nga Anglia.

LEXO EDHE: Anglia dhe Çekia sonte mund të sigurojnë kalimin tutje në “Euro 2020”

Përzgjedhësi i kroatëve, Zlatko Dalic, do të këtë të gjithë futbollistët në dispozicion për këtë ndeshje.

Në anën tjetër, te Çekia do të mungojë portieri, Jiri Pavlenka.

Formacionet e mundshme:

Kroaci: Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Kovacic; Brekalo, Vlasic, Perisic; Petkovic.

Çeki: Vaclik; Coufal, Kalas, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Darida, Jankto; Schick.

Ndryshe, ndeshja Kroaci – Çeki zhvillohet nga ora 18:00 “Hampden Park” në Glasgow. /Zeri.info