Anglia dhe Çekia sonte mund të sigurojnë kalimin tutje në “Euro 2020”

Anglia dhe Çekia sonte mund të sigurojnë kalimin tutje në “Euro 2020”

Sport June 18, 2021 - 09:27
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Çekisë mund ta sigurojnë sonte kalimin për në fazën tjetër në “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

Çekia dhe Anglia renditen në dy pozitat e para në Grupin D me nga tre pikë, teksa sot luajnë ndeshjet e dyta në grup.

Çekët nga ora 18:00 takohen me Kroacinë, kurse anglezët me Skocinë nga ora 21:00.

Me fitore eventuale, të dy kombëtaret do të siguronin kalimin tutje, pasi Kroacia e Skocia do mbeteshin me nga zero pikë.

Në ndeshjet e treta dhe të fundit në grup, Anglia do takohet me Çekinë, kurse Kroacia me Skocinë. /Zeri.info