Holanda dyfishon epërsinë ndaj Austrisë
Sport
June 17, 2021 - 22:26
Lajmet e fundit nga sporti
Kombëtarja e Holandës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Austrisë, shkruan Zeri.info.
Në “Johan Cruijff Arena”, Holanda dhe Austria janë duke zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin C.
Holandezët tashmë kanë dyfishuar epërsinë (2-0), duke shkuar sigurt drejt fitores së radhës.
Goli i dytë u shënua nga Denzel Dumfries në minutën e 67-të. /Zeri.info