Zyrtare: Mauricio Pochettino emërohet trajner i Manchester Unitedit

Zyrtare: Mauricio Pochettino emërohet trajner i Manchester Unitedit

Sport November 13, 2026 - 13:52

Manchester United ka konfirmuar emërimin e Mauricio Pochettinos në pozitën e trajnerit të ekipit të parë, me argjentinasin që do ta marrë drejtimin e skuadrës nga 18 nëntori.

Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të SHBA-së, në mënyrë që Pochettino dhe stafi i tij të lirohen nga detyrimet me përfaqësuesen amerikane dhe t’i bashkohen menjëherë projektit të ri në Old Trafford.

Pochettino njihet për stilin ofensiv dhe intensiv të lojës, si dhe për aftësinë e tij në zhvillimin e futbollistëve dhe ndërtimin e skuadrave konkurruese.

Trajneri 54-vjeçar ka përvojë të madhe në futbollin evropian. Ai e nisi karrierën si trajner te Espanyoli në vitin 2009, për të vazhduar më pas te Southampton, ku në vitin 2014 arriti numrin rekord të pikëve të klubit në Premierligë.

Periudhën më të rëndësishme në Angli e pati te Tottenham Hotspur, ku qëndroi për pesë sezone të plota. Me londinezët siguroi katër kualifikime radhazi në Ligën e Kampionëve dhe i dërgoi deri në finalen e vitit 2019.

Në vitin 2021 mori drejtimin e Paris Saint-Germainit, me të cilin fitoi titullin e Ligue 1, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës.

Pas aventurës në Paris, ai drejtoi edhe Chelsean në vitin 2023, ndërsa së fundmi ishte përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat arriti deri në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Tashmë, Pochettinoni i besohet detyra për ta rikthyer Manchester Unitedin në mesin e skuadrave konkurruese për trofe në Angli dhe Evropë.