Mbappe nuk e mohon mundësinë e largimit nga PSG: Nuk e di ende nëse këtu jam në vendin më të mirë, duhet të marr vendimin e duhur

Mbappe nuk e mohon mundësinë e largimit nga PSG: Nuk e di ende nëse këtu jam në vendin më të mirë, duhet të marr vendimin e duhur

Sport June 12, 2021 - 10:02
Lajmet e fundit nga sporti

Kylian Mbappe ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth të ardhmës së tij, transmeton Zeri.info.

Sulmuesi francez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij përfundimisht, teksa tha se nuk e di ende se cila do jetë e ardhmja.

“Nuk kam nevojë të nxitohem. Unë duhet të marr vendimin e duhur, i cili është i vështirë. Duhet t’i jap vetes çdo mundësi për të vendosur” - ka thënë ylli i PSG-së për “France Football”.

Tutje, 22-vjeçari tha se është mirë në Paris, por që ende nuk e di nëse është vendi më i mirë për të.

“Jam në një vend ku më pëlqen vetja, ku ndihem mirë. Por, a është ky vendi më i mirë për mua? Nuk e kam ende përgjigjen. E di që një projekt me ose pa mua nuk është krejt i njëjtë për klubin. Por, PSG i kupton ndjenjat e mia. Ndoshta edhe sepse ata e dinë që unë nuk do të përvidhem” – ka deklaruar reprezentuesi francez.

Kylian Mbappe ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri në verën e vitit 2022.

Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i interesuar për të siguruar shërbimet e tij. /Zeri.info