Leicester City rrezikon pozitën e tretë, mposhtet në shtëpi nga Newcastle United

Leicester City rrezikon pozitën e tretë, mposhtet në shtëpi nga Newcastle United

Sport May 07, 2021 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Pas barazimit me Southamptonin, Leicester City sonte ka pësuar humbje në Premier Ligë, duke rrezikuar kështu pozitën e tretë në tabelë, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, “Dhelprat” pësuan humbje në shtëpi nga Newcastle United.

Ndeshja e zhvilluar në “King Power Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2-4.

Callum Wilson shkëlqeu me dy gola në fitoren e mysafirëve, teksa nga një shënuan edhe Joe Willock e Paul Dummett.

Marc Albrighton dhe Kelechi Ihenacho shënuan golat për vendasit.

Leicester City mbetet me 63 pikë në pozitën e tretë, dy më shumë se Chelsea që nesër (e shtunë) takohet me Manchester Cityn.

Kurse, Newcastle United tani ka 39 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të. /Zeri.info