Zbulohen fjalët që Pique ia tha gjyqtarit, pasi Barcelona pësoi humbje nga Real Madridi
Edhe Gerard Pique është ankuar në gjyqtarin kryesor të “El Clasicos”, Gil Manzanon, transmeton Zeri.info.
Të shtunën mbrëma, Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Përveç penalltisë së kërkuar, katalunasve nuk u pëlqej as vendimi për katër minuta lojë shtesë.
“Është e tmerrshme, katër minuta…” – ishin fjalët e Piques drejtuar Manzanos, pasi sipas mbrojtësit spanjoll, gjyqtari vonoi vetë ndeshjen pasi pati prishje në kufjen e tij.
"Video exclusive" the conversation between Pique and the referee after the match:
— Marshall ë (@TheMessiguyy) April 10, 2021
Pique: Let me speak, let me speak, you gave us a little extra time, and you've been off the field for a long time. pic.twitter.com/625OQmlYAJ
Për gjyqtarin kryesor ankesa pati edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, në deklaratën e tij pas ndeshjes. /Zeri.info