Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Pas humbjes nga Real Madridi, Koeman: Nuk e di pse ka VAR në Spanjë, të gjithë e kanë parë ndeshjen dhe ishte penallti te rasti i Braithwaite

Pas humbjes nga Real Madridi, Koeman: Nuk e di pse ka VAR në Spanjë, të gjithë e kanë parë ndeshjen dhe ishte penallti te rasti i Braithwaite

Sport April 11, 2021 - 08:59
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i pakënaqur me gjyqtarët në “El Clasico”, transmeton Zeri.info.

Të shtunën mbrëma, Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-1.

Pas ndeshjes, Koeman tha se gjyqtari duhej të akordonte penallti në rastin e Martin Braithwaite.

“A ndikoi gjykimi? Nëse nuk është 2-2 është e qartë. Nuk e di pse ka VAR në Spanjë. Të gjithë e kanë parë ndeshjen. Në atë situatë [rasti i Braithwaite] ju duhet të akordoni penallti. Penalltia ishte e qartë. Por, ne duhet ta pranojmë atë që ndodhi dhe ta mbyllim gojën” – u shpreh trajneri i Barcelonës, pas ndeshjes.

Tutje, Ronald Koeman ka thënë se skuadra e tij nuk do të dorëzohet dhe luftojë deri në ndeshjen e fundit.

Barcelona renditet e treta në tabelë me 65 pikë, një më pak se dy skuadrat lidere, Real Madridi dhe Atletico Madridi. Këta të fundit ndeshjen e kësaj jave e luajnë sonte (e diel) ndaj Real Betisit. /Zeri.info