Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Florent Muslija shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për Hannoverin

Florent Muslija shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për Hannoverin

Sport January 24, 2021 - 15:40
Zbuloni detajet

Hannover 96 ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Nurnberg me rezultat 2-5.

Skuadra e dy futbollistëve kosovarë, Valmir Sylejmani e Florent Muslija janë rikthyer te fitorja pas humbjes 2-3 javën e kaluar nga St Pauli.

Sulmuesi gjilanas, Valmir Sylejmani luajti titullar në këtë sfidë dhe qëndroi në fushë për 65 minuta.

Ndërkohë Florent Muslija u inkuadrua në 25 minutat e fundit të ndeshjes dhe arriti të futet në listën e realizatorëve.

Reprezentuesi kosovar shënoi golin e katërt për ekipin e tij shtatë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Muslija realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Përveç golit të shënuar, Muslija ishte edhe asistues në golin e pestë të shënuar nga Twumasi.

Për 22 vjeçarin, goli ndaj Nurenbergut ishte i dyti në këtë kampionat në Bundesliga 2.