Borussia Dortmundi assesi të këndellet, mposhtet në udhëtim te Monchengladbach

Borussia Dortmundi assesi të këndellet, mposhtet në udhëtim te Monchengladbach

Sport January 22, 2021 - 23:06
Detaje

Borussia Dortmundi ka regjistruar edhe ndeshjen e tretë pa fitore në Bundesliga, shkruan “Zeri.info”.

“Milionerët” janë mposhtur mbrëmjen e sontme nga Borussia Monchengladbach në një ndeshje ku u shënuan gjashtë gola.

Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në “Borussia-Park” ishte 4:2 për vendasit.

Haaland ishte realizatori i dy golave për Dortmundin, ndërkaq për Monchengladbachut shënuan Elvedi me dy gola, Bensebaini dhe Thuram me nga një gol.

Borussia Dortmundi në tri ndeshjet e fundit ka dy humbje radhazi dhe një barazim. /Zeri.info