Tomori flet si lojtar i Milanit: Mezi pres ta tregoj veten në fushë

Tomori flet si lojtar i Milanit: Mezi pres ta tregoj veten në fushë

Sport January 22, 2021 - 22:08
Detaje

Fikayo Tomori është përforcimi i radhës për Milanin në këtë afat kalimtar të janarit, shkruan “Zeri.info”.

“Kuqezinjtë” e zyrtarizuan mbrëmjen e sontme (e premte) Tomorin si lojtarin më të ri deri në fund të edicionit, me mundësi të blerjes.

Tomori përmes rrjeteve sociale ka thënë se ndihet i nderuar që ka mundësi të luftojë për Milanin.

Ai ka shtuar se mezi pret të shfaqet në fushë për ta treguar veten.

“I nderuar që pata këtë mundësi për të luftuar për këtë klub të madh. Mezi po pres ta tregoj veten në fushë”, ka shkruar Tomori.

Image

Ndryshe, Milani arriti t’i sigurojë shërbimet edhe të sulmuesit të njohur kroat, Mario Mandzukiqit ditë më parë. /Zeri.info