Toni Domgjoni në radarin e skuadrës italiane

Toni Domgjoni në radarin e skuadrës italiane

Sport January 22, 2021 - 19:41
Lexoni detajet!

Futbollisti shqiptar i Zurich, Toni Domgjoni është në shënjestrën e skuadrës italiane, Udineses, përcjell “Zeri.info”.

Në bazë të asaj që raportojnë mediat italiane, thuhet se Udinese ka shprehur interesimin për Domgjonin.

Madje, sipas mediave bëhet e ditur se drejtuesit e klubit italian kanë nisur kontaktet e para me krerët e klubit zviceran.

Kontrata e Toni Domgjonit me Zurichun skadon në verën e këtij viti.

22-vjeçari ka regjistruar dy gola e dy asistime në 14 paraqitje në elitën e futbollit zviceran këtë edicion.

Kujtojmë se Domgjoni është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës U21. /Zeri.info