Legjenda e Arsenalit kundër huazimit të Odegaardit te londinezët

Legjenda e Arsenalit kundër huazimit të Odegaardit te londinezët

Sport January 22, 2021 - 19:23
Lexoni detajet!

Ish-futbollisti i Arsenalit, Kevin Campbell ka dalur kundër huazimit të Martin Odegaardit te “Topçinjtë”, përcjell “Zeri.info”.

Legjenda e Arsenalit ka thënë se norvegjezi është një talent i mirë, por ka dyshim në paraqitjen e tij në Premierligë.

Image

“Ai nuk është një çun që ka dëshirë të rri ulur, ai dëshiron të luajë, ai është një lojtar shumë i talentuar”, ka thënë Campbell.

“Është rrezik për Arsenalin sepse ne nuk e dimë si do të luajë ai në Premierligë pavarësisht se ka talent”, shtoi mes të tjerash ai.

Odegaard në të kaluarën ka qenë i huazur te Real Sociedadi. /Zeri.info