Mërgim Mavraj inkuadrohet në pjesën e dytë dhe ndëshkohet me karton të verdhë pak minuta pasi hyri në fushë

Mërgim Mavraj inkuadrohet në pjesën e dytë dhe ndëshkohet me karton të verdhë pak minuta pasi hyri në fushë

Sport January 15, 2021 - 21:49
Detaje

Greuther Furthi është ndalur në barazim nga Paderborni, në kuadër të javës së 16-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, shkruan “Zeri.info”.

Greuther Furthi që po synon të inkuadrohet në Bundesliga ka barazuar 1:1 me Paderbonin në shtëpi.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ndeshjen e ka nisur nga stoli për vendasit, por që hyri në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 55-të.

Por, vetëm për katër minuta në fushë, ai u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor, Jollenbeck.

Me këtë barazim, Greuther Furthi ndodhet në pozitën e katërt me 28 pikë, dy më pak se Hamburgu që është i pari.

Paderboni zë vendin e nëntë me 22 pikë të grumbulluara në 16 takime. /Zeri.info