Mediumi serb provokohet nga deklarata e Enver Idrizit: Provokim i turpshëm i shqiptarëve, ai dëshiron ta ndërtojë monumentin e Skënderbeut në Nish
Kampioni i botës në karate, Enver Idrizi ka ngritur shumë pluhur në publik me deklaratën e tij të fundit.
Me ftesë të diasporës shqiptare dhe mediave zvicerane, Idrizi ishte në Zvicër me rastin e 552 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbaut, shkruna "Zeri.info".
Pas vdekjes së luleve në monumentin e Skënderbeut në Gjenevë, deklarata e Idrizit ka lënë shije të hidhur te mediat serbe.
Shqiptari i lindur në Shkup ka thënë se pas Gjenevës, monumenti i Skënderbeut duhet të ekzistojë kudo që ka shqiptarë.
"Ka 20 mijë shqiptarë këtu në Gjenevë, mbi 300 mijë në Zvicër, nëse kemi këtu një monument, pse të mos e kemi edhe në qytetet shqiptare si Medvegjë dhe Nish. Unë do ta financoja ngritjen e monumentit. Të gjithë duhet t'i kushtojnë vëmendje virtyteve të shqiptarëve. Skënderbeu çliroi popujt tjerë të Ballkanit", ka thënë Idrizi.
Kjo deklaratë është parë si provokim nga mediumi serb "Kurir.rs", i cili mes të tjerash shkruan:
"Provokim i turpshëm i shqiptarëve. Kampioni i botës dëshiron ta ndërtojë monumentin e Skënderbeut në mes të Serbisë".

Idrizi ka lindur në Shkup në vitin 1966 dhe aktualisht jeton në Gjermani.
Ai ishte reprezentues i Kroacisë në karate ku edhe fitoi medalje. /Zeri.info