Notat e lojtarëve: Cadiz 2:1 Barcelona, Messi lojtari i ndeshjes

Notat e lojtarëve: Cadiz 2:1 Barcelona, Messi lojtari i ndeshjes

Sport December 05, 2020 - 23:09

Përballja mes Cadizit dhe Barcelonës ka përfunduar me fitoren e vendasve, raporton “Zeri.info”.

Cadiz shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj gjigandëve spanjoll, Barcelonës.

Përkundër humbjes, ylli argjentinas, Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes dhe u vlerësua me notën maksimale 8.5.

Lojtari me notën më të ulët te “katalunasit” ishte mbrojtësi Lenglet që mori notën 5.5.

Te vendasit u dalluan portieri Ledesma 8.2 dhe sulmuesi kryesor Gimenez që mori notën 7.2.

Image

Barcelona pas kësaj disfate zë vendin e shtatë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara në dhjetë takime.

Cadiz me këto tre pikë janë në pozitn e pestë me 18 pikë dhe janë një nga befasitë e këtij edicioni në elitën e futbollit spanjoll. /Zeri.info